11:20 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Stoger largohet në verë, ky do të jetë trajneri i ri i Dortmundit (Foto)

Borussia Dortmund nuk do t’ia zgjasë kontratën trajnerit, Peter Stoger.

Sipas “Bild”, Stoger do të largohet nga Dortmundi në fund të kontratës, që i bije në fund të këtij sezoni, transmeton IndeksOnline.

Përkundër rezultateve të mira, Stoger nuk ka arritur ta stabilizojë skuadrën dhe është në pikëpyetje serioze nëse klubi mund të përfundojë në katër të parat.

Klubi i Dortmundit është duke punuar shumë për ta gjetur zëvendësuesin e 51-vjeçarit nga Austria.

Kandidati kryesor për ta marr rolin e trajnerit, do të jetë Lucien Favre.

60-vjeçari për momentin është trajner i klubit francez, Nice, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Servette, Zurich, Hertha Berlinit dhe Borusia Monchengladbach./IndeksOnline/