17:13 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Stoliset Gjilani, Drita gati për Prishtinën (Foto)

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ndeshjen e kampionatit të futbollit kosovar.

Dy ekipet kryesore, Prishtina dhe Drita pritet të ndeshen të dielën me fillim nga ora 16:00, në stadiumin e qytetit të Pejës.

Por siç duket qyteti i Gjilanit tashmë është mbuluar me mbishkrime të shumta në përkrahje të ekipit të tyre të zemrës, Drita, shkruan Indeksonline.

Drita dhe Prishtina do të ndeshen për titullin e të parit dhe tashmë intelektualët kanë zgjedhur t’i japin përkrahjen e duhur ekipit të Dritës duke zbukuruar qytetin./Indeksonline/