20:39 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Stoltenberg: Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s

Maqedonia ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO.

29 vendet e Aleancës Veriatlantike në Samitin në Bruksel vendosën që t’i japin Maqedonisë ftesë për anëtarësim për nisjen e bisedimeve para-aderuese.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se për të mbërritur deri te anëtarësimi, përveç bisedimeve para-aderuese, Maqedonia do të duhet ta finalizojë Marrëveshjen siç e quajti historike me Greqinë.

“Dyert e NATO-s janë dhe do të mbeten të hapura. E përshëndetëm marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit. Sot ramë dakord që ta ftojmë qeverinë në Shkup që t’i nis bisedimet para-aderuese për anëtarësim. Me të mbaruar të gjitha procedurat e brendshme për finalizimin e marrëveshjes për emrin, vendi do t’i bashkëngjitet NATO-s si anëtarja e 30-të”, deklaroi Stoltenberg.

Stoltenbereg tha se shansi i tillë vjen njëherë në jetë, ndërsa Maqedonia është ajo që duhet të vendos nëse do ta zbatojë ose jo Marrëveshjen për emrin.

Temat: