21:00 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Stresi gjatë natës, bën që ju të trasheni

Kemi dëgjuar se stresi dhe gjumi i dobët janë të lidhura me shtimin e peshës, kryesisht për shkak se ndikojnë në çrregullimin e hormoneve.

Por për herë të parë ndonjëherë, shkencëtarët kanë konfirmuar se koha e këtyre ngritjeve dhe rritjeve hormonale janë vendimtare.

Sipas tyre, rritja e yndyrës mund të ndodh kryesisht gjatë natës dhe ajo është e lidhur me stresin.

Kështu, nëse rrini zgjuar gjatë natës dhe keni stres, rrezikoni shtimin e yndyrës, transmeton Indeksonline.

Në njerëz të shëndetshëm, qelizat e yndyrës kthehen në një normë prej 10 për qind në vit: kur ato vdesin, zëvendësohen me qeliza të reja yndyrore të shëndetshme.

Tani, një ekip në shkollën e Mjekësisë të Stanford University ka konfirmuar se si kjo normë e rregullt mbështetet në ciklin e hormoneve ditore dhe ato të natës, dhe kur cikli nuk është i sinkronizuar ose vepron gjatë natës kur edhe fillon të rritet yndyra, vecanërisht në bark.

“Po, koha e stresit tuaj ka rëndësi. Dhe nëse ju qëndroni gjatë natës shumë zgjuar dhe keni stres, atëherë rritja e yndyrës ndodh më shumë gjatë natës”, tha dr. Teruel, profesor i kimisë dhe i biologjisë së sistemeve./Indeksonline/