18:01 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Stresi ia plotëson dëshirën një fëmije në ditëlindjen e tij (Foto)

Stresi është një nga reperët më të dashur, por edhe më të komentuar shqiptar.

Jeta e tij e mbushur me plotë kthesa, por edhe fotografitë e skandalet e shumta e bëjnë atë si një nga reperët më problematik, shkruan Indeksonline.


Por edhe ai si çdo artist shpesh shpërfaq anën e tij humane. Së fundmi ai përmes një fotografie të postuar në rrjetin social Instagram shihet mes shumë fëmijëve, ndërsa tregon se ia ka plotësuar dëshirën një djaloshi.

“Deshira Jurgenit ishte te isha pjesmarres ne ditelindjen e tij u bofsh edhe 100 vjec”, ka shkruar reperi përbri fotografisë./Indeksonline/