17:53 / E Enjte, 17 Maj 2018

Stresi tregon nëse është ndarë nga e fejuara (Foto)

Reperi i njohur Stresi përpara disa muajsh lajmëroi publikisht se është në një lidhje serioze me një vajzë të cilën e quajnë Kejsi. Ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe reperi gjatë gjithë kohës i ka shprehur hapur ndjenjat që ka për vajzën në fjalë, duke publikuar vazhdimisht momente nga e përditshmja e tyre.

Përpara tre muajsh çifti vendosi që të fejohet dhe lajmin e dha këngëtari nëpërmjet një postimi ku shfaqej duke shkëmbyer unazat me të. Mirëpo nëse bëni një kontroll në profilin e Stresit, shihet se fotot me Keisin janë fshirë të gjitha dhe ai prej ditësh nuk ka bërë asnjë postim ku të shfaqet me të.

Kjo gjë ka shkaktuar reagime tek ndjekësit, të cilët mendojnë se çifti i ka dhënë fund lidhjes. Por për të sqaruar këtë situatë, këngëtari ka qenë ditën e sotme në emisionin ‘Fun Day’ ku është pyetur nga Fatma se çfarë po ndodh mes tyre dhe përse ai ka zhdukur fotot me partneren.

Reperi i hitit ‘GTA’ ka rrëfyer se në fakt, profili i tij në Instagram ka disa ditë që është hakuar dhe momentalisht nuk mund të përdoret as nga ai dhe as nga hakerat. Sipas tij këta persona kanë fshirë të gjitha fotot ku ai shfaqej me Kejsin, ndërsa fotot dhe postimet e tjera i kanë lënë.

Ndër të tjera ai është pyetur dhe për planet e dasmës, ku ka rrëfyer se kanë në plan që të martohen shumë shpejt në një dasmë tradicionale shqiptare, por ende nuk e kanë ndarë muajin dhe ditën.