10:09 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Studentët: Bursat do të duhej të rriteshin, e jo të zvogëlohen (Video)

Studentët e Universitetit të Prishtinës në anketën e Radios Evropa e Lirë, “VOX”, thonë se ulja e bursës nga 900 në 600 euro do t’i dëmtojë studentët në masë të madhe.

Ata thonë se senati dhe drejtuesit e fakulteteve duhet të mendojnë për gjetjen e mënyrës së rritjes së vlerës së bursave për studentët dhe jo zvogëlimit të tyre.