08:31 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Studentja nudo mes borës, për një kauzë të veçantë [Video]

Një studente nga qyteti rus i Irkutsk ka gjetur një mënyrë të re për të festuar pushimet e dimrit. Ajo vendosi të protestonte kundër prerjes së pemëve për zbukurime duke u zhveshur komplet nudo.

“Nuk është e nevojshme të presësh pemët për të qenë në atmosferë festive. Mjafton ta dekorosh atë në ambjentin e saj natyral”, shkroi 21 vjecarja Liana Klevtsova në faqen e saj të rrjetit social, Vkontakte.

Dhe për të provuar qëllimin e saj, vajza shkoi në një pyll siberian të mbuluar me dëborë dhe pozoi pranë një bredhi të zbukuruar. Por këtë gjë ajo e bëri e zhveshur…komplet nudo!