19:19 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Studimi: Emojit nuk përdoren vetëm për argëtim

Emoji nuk përcjellë vetëm argëtim, thotë një studim.

Ekipi shqyrtoi modelet e valës së trurit që lidhen me përpunimin e gjuhës, duke përfshirë një model të quajtur ‘P600’, që ndodh kur një person has diçka të papritur në mënyrë gjuhësore dhe e shpreh përmes figurave.

Emoji me sy të kuq që ju përdorni në fund të një teksti nuk është vetëm një foto zbavitëse e shtuar në shkrimin tuaj. Mund të përcjellë kuptimin gjuhësor që ndryshon interpretimin e fjalisë,thotë studimi  i ri, transmeton Indeksonline.

Gjetjet treguan se truri përpunon animacionet ironike në të njëjtën mënyrë si gjuha ironike, duke treguar se  përcjellë kuptimin e një fjalie.

“Emojis janë kudo. Ato duken kudo dhe njerëzit i përdorin shumë në mesazhe me tekst dhe në internet së bashku me gjuhën “, tha Benjamin Weissman, student i doktoraturës në Universitetin e Illinois në SHBA.

Fjalët e kombinuara me emoji mund të konsiderohen një tjetër formë e një komunikimi multimedal, i ngjashëm me fjalët plus gjeste ose fjalë plus shprehjet e fytyrës, thanë hulumtuesit./Indeksonline/.