11:35 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Studimi: Në tastierë ka 400 herë më shumë baktere se sa në guaskën e tualetit!

Një australian i bërë kohëve të fundit ka nxjerrë në përfundim se tastiera e kompjuterit ka më shumë baktere se sa një guaskë e tualetit.

Sipas këtij studimi në guaskat e tualetit ka pesëdhjetë bakteret në dy centimetra katrorë, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq në tastierat që përdorën për tetë orë punë rresht, situata është shumë më keq. Sipas studimit në të ndodhën 400 herë më shumë baktere se sa në guaskën e tualetit!

Australianët nuk janë të vetmit që kanë ardhur në këtë përfundim.

Në një spital të Çikagos u zbulua se bakteret e MRSA, në tastierë mund të mbijetonin për 24 orë.

Një spital në Holandë, studioi qindra tastiera të përdorura dhe gjetjet e baktereve të ndryshme në to ishin befasuese.

Pra nuk është mirë që të hamë ushqim njëkohësisht të punojmë në tastierë sepse shumë lehtë mund të bëheni për doktor. /Indeksonline/