20:48 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Studimi: Vera shkatërron bakteret në dhëmbë dhe shëron disa sëmundje të mishit të dhëmbëve

Pirja e verës mund të mbrojë dhëmbët duke shkatërruar bakteret  dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, sugjeron një kërkim i ri.

Pavarësisht se shumë dentistë thonë se përmbajtja acidike e alkoolit mund të dëmtojë dhëmbët, një studim i nxjerr sot sugjeron se antioksiduesit në verë dukshëm parandalojnë bakteret që shkaktojnë pllakatë, dëmtimet dhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve.

Zbulimi i fundit mund të çojë në zhvillimin e pastave të frymëzuara nga vera e kuqe dhe të pastrues tjerë të gojës që përmbajnë antioksidantë të tillë, kanë sugjeruar hulumtuesit spanjoll./Indeksonline/