12:59 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Studimit më i ri tregon se sa më shumë para të keni aq më i lumtur jeni

Shumë njerëz thonë se paraja nuk mund të blejë lumturinë. Megjithatë, sipas të gjitha gjasave një gjë e tillë del të mos jetë plotësisht e vërtetë.

Një studim i kohëve të fundit pretendon se fitimi i një sasie të caktuar parash mund të jetë çelësi i përmbushjes dhe kënaqësisë më të madhe në jetë, transmeton Indeksonline.

Një ekip nga Universiteti Purdue në Indiana kreu hulumtime duke përdorur një mostër përfaqësimi  që mbledh të dhëna nga më shumë se 1.7 milion njerëz nga 164 vende të botës.

Hulumtuesit vunë në dukje mirëqenien emocionale dhe vlerësimin e jetës (kënaqësinë e jetës) të pjesëmarrësve duke analizuar fuqinë blerëse të tyre dhe përgjigjet që u kishin dhënë pyetjeve në lidhje me kënaqësinë e tyre të jetës dhe mirëqenien.

Këto gjetje u krahasuan më pas nga të ardhurat vjetore të individëve për të vlerësuar lumturinë e tyre të përgjithshme.

Siç mund të pritet, njerëzit arritën ‘ngopje të të ardhurave’ në një varg faza të ndryshme, varësisht se prej nga janë.

Në përgjithësi, individët nga vendet më të pasura ndjehen më të kënaqur me jetën e tyre kur fitojnë paga më të lartë./Indeksonline/

Temat: