21:18 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Studiuesit: Tani tumoret do zbulohen me një analizë të vetme të gjakut

Një test i thjeshtë i gjakut do të mund të diagnostikojë kancerin në 98 për qind të rasteve tek pacientët pa ndonjë simptomë, kanë treguar studimet e reja.

Testi mund të diagnostikojë të paktën tetë lloje të ndryshme të kancerit nga ovarianët në gji, thuhet pas një studimi të ri.

Megjithëse saktësia e testit ndryshon sipas llojit të kancerit, ajo mesatarizon rreth 70 për qind, gjë që është më e mirë se çdo metodë tjetër e disponueshme e diagnostikimit të hershëm, thonë studiuesit, transmeton Indeksonline.

“Ky test paraqet hapin e ardhshëm në ndryshimin e fokusit të hulumtimit të kancerit nga sëmundja e fazës së vonshme në sëmundje të fazës së hershme, gjë e cila besoj se do të ndihmojë në parandalimin e vdekjeve nga kjo sëmundje”, ka thënë autori i studimit Bert Vogelstein nga Universiteti “John Hopkins”.

Në SHBA, rreth 39 për qind të të rriturve do të diagnostifikohen më kancer në një moment në jetën e tyre./Indekosnline/