21:42 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

“Stupcat” takohen me babain e Dua Lipës (Foto)

Janë aktorët më të dashur dhe më të pëlqyer të publikut shqiptar.

Me humorin e tyre ata janë bërë pjesë e pandashme e familjeve dhe përditshmërisë sonë. Bëhet fjalë për treshën e famshme të njohur si “Stupcat”, shkruan Indeksonline.

Aktorët janë takuar me Dukagjin Lipën, babain e këngëtares tashmë me famë botërore, Dua Lipa.

Është Vet Dukagjini ai që ka postuar këto dy fotografi në rrjetin e tij social Instagram. E sigurisht aktorët shfaqën komik si gjithnjë./Indeksonline/