20:39 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Suarez: Krenar që Griezmann bashkohet me ne

Të gjitha rrugët duket se të çojnë në Barcelonë dhe këtë herë Antoine Griezmann duket se është më afër se kurrë. Për të konfirmuar faktin në fjalë ka folur hapur sulmuesi i Barçës, Luis Suarez, në një intervistë për mediat uruguajane. “Jemi krenarë që vijnë futbollistë si Antoine, ashtu si në muajt e shkuar ndodhi me Coutinho dhe Dembele”.

Sulmuesi uruguajan ka folur me superlativa për francezin, që me shumë gjasa do të jetë blerja e parë e katalanasve për sezonin e ardhshëm: “Ai luan dhe lufton prej vitesh në nivele të larta me një skuadër si Atletico dhe këtu do të jetë i mirëpritur. Nuk vjen për ti marrë vendin askujt, por me ambicien për trofe të rëndësishëm me skuadrën më të mirë në botë”.

Por Suarez ka folur edhe për nëj tjetër yll që ka qenë pjesë e barcelonës, Neymar. “Më erdhi keq që u largua nga Barcelona verën e shkuar. Jemi shumë miq, përveçse kemi qenë shokë skuadre, por vendosi pasi reflektoi dhe mori disa përgjegjësi për veten. Nuk mendoj se iku për para, por për të realizuar objektiva të akorduara edhe me PSG”, tha Suarez.

Në fund Luis Suarez foli edhe për shokun e skuadrës, Lionel Messi: “E shoh si një qënie humane, jo si Messi. Fëmijët tanë janë miq dhe bashkëshortet tona gjithashtu dhe në futboll nuk është e lehtë të gjesh një miqësi të fortë, sidomos me një shokun tënd që luan në të njejtin rol. Por me Messi shkon përtej egoizimit. Ai më ka ndihmuar të fitoj Këpucën e Artë dhe unë do të bëj të pamundërën për ta ndihmuar”, përfundoi Suarez.