18:12 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Suedi – Zvicër, ky është futbollisti i ndeshjes

Suedia është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës për herë të parë pas 24 vitesh.

Skandinavët eliminuan Zvicrën favorite me rezultat minimal.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Emil Forsberg pas një devijimi nga mbrojtësi zviceran, Akanji.

Forsberg u shpall edhe futbollisti më i mirë i ndeshjes.

Kujtojmë se lojë shumë të mirë zhvilloi edhe Xherdan Shaqiri i cili nuk arriti të shënoj. /IndeksOnline/