15:59 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Suedia ndihmohet nga VAR-i në fitoren minimale ndaj Koresë së Jugut

Sërish sistemi VAR bëhet përcaktues në ndeshjet e Botërorit.

Në takimin e Grupit F mes Suedisë dhe Koresë së Jugut gjyqtarit kryesor Aguilar iu desh të rishikonte pamjet filmike për të qenë i bindur se ndërhyrja e Min-Ëoo Kim ndaj Claesson ishte e gabuar. Granqvist nuk gabon nga pika e bardhë, duke realizuar golin e vetëm të skuadrës së tij.

Pikërisht ky episode vendosi fatin e kësaj ndeshjeje, që rezultoi më e vështirë sa parashikohej për përfaqësuesen nordike.

Suedia me këtë sukses ngjitet në krye me pikë të barabarta dhe golaverazh të njëjtë me Meksikën. Vështirësohet edhe më të tej cështja e kualifikimit për Gjermaninë, që duhet patjetër të fitojë me Suedinë për të vijuar në raundin tjetër. /IndeksOnline/