10:37 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Sulm vetëvrasës me bombe në Teksas (Video)

Mediat amerikane raportojnë se bomba vënësi në qytetin Austin-Teksas është vrarë në një përleshje me policisë sot.

Sulmuesi i paidentifikuar thuhet se është qëlluar nga policia dhe ka shpërthyer veten me një nga bombat e tij në shtëpi në qytetin e Teksasit, ku ai ka përhapur frikë dhe panik, raporton Fox News, transmeton Indeksonline.

Departamenti i policisë ka lajmëruar se do të mbajnë konferencë shtypi më vonë.

Është raportuar se i dyshuari ishte gjurmuar duke përdorur aktivitetin e tij të telefonisë celulare, kaseta të sigurisë dhe faturat nga dyqanet.

Kyçi kryesor thuhet se është bazuar në paketën FedEx që dërgoi. /Indeksonline/

Temat: