Sulmi në Melbourn nuk lidhet me terrorizëm, shoferi ishte i droguar
Personi i cili ka goditur me veturë turmën e këmbësoreve në Melbourne është një përdorues i drogës me probleme shëndetësore mendore, dhe nuk ka lidhje të njohura me terroristët, kanë treguar policia.
Shtetasi australian me prejardhje afgane është marrë në paraburgim pasi u arrestua në vendin e ngjarjes, transmeton Indeksonline.
Makina me të cilën po voziste 32 vjeçari goditi turmën e këmbësorëve në Flinders Street, një kryqëzim i zënë në qendër të qytetit, ka sqaruar policia.
Një njeri i dytë, 24 vjeçar u arrestua pasi u pa duke filmuar ngjarje, ai kishte një thes me thika, shtoi policia.
“Tani besohet se ai nuk kishte lidhje me incidentin, megjithatë ai ende po mbahet në polici”, thuhet në njoftimi e tyre./Indeksonline/