14:23 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sulmohen verbalisht aktivistët opozitarë në Serbi, për shkak të Kosovës

Aktivistët opozitar serb janë sulmuar verbalisht edhe një herë të shtunën , një ditë pas incidentit para ndërtesës së qeverisë serbe.

Aktivistët opozitarë, Aleance për Serbinë u sulmuan verbalisht në Beogradin e ri nga një grup i këshillëtarve të Beogradit  nga Partia Përparimtare e Serbisë.  Partia Përparimtare e Serbisë tha se  zëvendës-kryetari  i Partisë Popullore Nikola Jovanovic sulmoj aktivistët e saj. Partia Popullore është pjesë e opozitës Aleanca Për Serbinë.

Ky konflikt ndodhi për problemin e Kosovës.  Partia Popullore në deklaratën e saj tha se një grup i Partisë Përparimtare të Serbisë sulmuan Jovanovicin i cili kishte dal të mblidhte nënshkrime për peticionin kundër ndonjë marrëveshje që do të lejonte Kosovën të bëhej pjesë e Bashkimit Evropian. /Indeksonline/