10:41 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sulmohet Konsullata e Kosovës në Francë dhe vidhet flamuri (Foto)

Në fundjavë është sulmuar Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strasburg të Francës.

Aty nga shtiza është vjedhur edhe flamuri i Kosovës si dhe është shkatërruar stema e shtetit.

Këtë e ka bërë të ditur, Konsulli i Kosovës, Edon Cana përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë vikendit është sulmuar Konsullata Përgjithshme në Strasburg dhe është vjedhur Flamuri i Republikës dhe është shkatërruar Stema e Shtetit”.

“Simbolet e Shtetit të Kosovës i pengojnë armiqve tanë!”.

“Duke i falënderuar autoritetet franceze për mbështetjen e tyre jemi të bindur se mbas forenzikës së bërë sulmuesit shpejt do të gjinden”, ka thënë Cana.