11:04 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sulmuesi i Manchester United nënshkruan me klubin skocez

Sulmuesi i Manchester United, James Wilson ka nënshkruar për Aberdeen në një marrëveshje huazimi një vjeçar.

22 vjeçari është prodhim i akademisë së United por ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje me klubin anglez, shkruan indeksonline.

Ai ka qenë i huazuar te disa klube angleze dhe tashmë do të transferohet në Skoci.

Wilson do të zëvendësoj Adam Rooney, golashënuesin më të mirë në katër sezonet e fundit. /IndeksOnline/