10:37 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Super meçi sonte, Joshua-Povetkin, gjithçka çfarë duhet të dini!

Anthony Joshua dhe Alexander Povetkin do të ndeshen sonte në stadiumin Wembley në Londër.

Meçi mes Joshua dhe Povetkin është në një tjetër përplasje e madhe e peshave të rënda.

Rusi është sfiduesi i detyrueshëm i titullit WBA të Joshuas dhe britaniku gjithashtu do të mbrojë titujt e tij WBA Super, IBF, WBO dhe IBO në duelin e sotëm në Londër.

Ky ballafaqim pritet të fillojë nga ora 23:00, mirëpo mund të ketë paksa vonesa për shkak të takimeve paraprake.

Ndërkaq, Anthony Joshua, nuk njeh humbje deri më tani, pasi në ka fituar 21 duele, prej të cilave 20  me nokautë, kurse Aleksander Povetkin ka zhvilluar 34 ballafaqime, ku numëron vetëm një humbje. Ai ka arritur 24 fitore me nokautë.