15:02 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Super-ofertë nga klubi anglez për Dybala

Juventusi ditë më parë ka siguruar shërbimet e sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, për të si duket do të ketë edhe sakrifica në skuadrën aktuale.

Sipas medias argjentinase “Tyc Sports”, Liverpool është gati të ofrojë rreth 90 milionë euro për sulmuesin e Juventus, Paulo Dybala.

“La Joya” nuk ka shkëlqyer në sezonin e kaluar, por ka thyer rekordin personal për golat e shënuar në një sezon.

Bardhezinjtë, gjithsesi, nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ai dhe duket se do të vendosin të sakrifikojnë shokun e tij të sulmit, Gonzalo Higuain.

Temat: