16:28 / E Martë, 16 Janar 2018

Sutanovaç për vrasjen e Ivanoviqit: Vrasja e parë politike pas 15 vjetësh

Presidenti i Partisë Demokratike Dragan Sutanovac beson se vrasja e Oliver Ivanoviç është vrasja e parë politike pas 15 vjetësh.

Ai thotë se nuk e di se kush është fajtori, por thekson se në këtë rast askush nuk është i pafajshëm, shkruan media serbe Blic, transmeton Indeksonline.

“Nuk e di kush është fajtor, por lë të din të gjithë se askush nuk është pa fajshëm në vrasjen e tij. Ky rast tregon se “nuk je i lirë të flasësh dhe të mendosh, dhe të mos marrësh plumb nga valët e errëta”.

Ai tutje shtoi se të të gjitha autoritet kompentente në Mitrovicë, Beograd, Prishtinë, Bruksel e bashkësia ndërkombëtarë janë fajtor nëse ky rast nuk zbulohet.

Ndërsa, Presidenti i ri i Partisë Zoran Zhivkoviç tha se Ivanoviç “ishte 100 herë në Prishtinë dhe gjetkë, ku shqiptarët janë shumica dhe askush nuk e ka prekur atë./Indeksonline/