17:04 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Swiss” humb betejën me Gjykatën e Beogradit

Një rast fyerjeje midis një pasagjeri nga Serbia dhe kompanisë Swiss ishte duke eskaluar. Një gjykatë në Beograd është merrur me padinë për diskriminim. Për linjën ajrore, e tëra përfundon me dëmtim të imazhit dhe para.

Fituesi i kësaj padie është Marko Lens. Kirurgu nga Serbia me seli në Londër kishte paditur avionin për diskrimin.

Shtatë vjet kanë kaluar që nga incidenti në fluturimin e klasës së biznesit ku udhëtonte Lens. Në atë kohë kishte një mosmarrëveshje midis Lens dhe një stjuardi të kompanisë ajrore në fluturim. Punonjësi zviceran e përshkroi atë si një derr serb pas ankimit për shërbimin, thotë Lens.

5000 franga dhe dëmtim imazhi

Dy vite më vonë, në Beograd, Lens takohet me personin përgjegjës për Swiss-in në Beograd, i cili ka pasur njohuri për incidentin.
“Ju nuk dukeni si një derr, por ju jeni definitivisht një serb”, i kishte thënë ai në gjuhën angleze. Sipas Lensit, më pas ishin shkaktuar ofendime të tjera dhe ndalesë për të flutuaruar me Swiss.

Tani gjykata e Beogradit e provoi të drejtën e paditësit. Sëiss duhet të paguaj rreth 5000 franga./IndeksOnline/