12:54 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sylejman Selimi sot ka ditëlindjen, Rexha vjen me një mesazh emocionues

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi përmes një postimi në “Facebook” ka uruar ditëlindjen komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi, i cili po mbahet në burg.

Selimi ka shkruar se padrejtësia ka rënduar shumë por një ditë do të dalësh kokën lartë.

Postimi i plotë:

25 Shtator

Para një viti ta urova ditëlindjen njëjtë me shpresën që këtë vit do ta festosh ditëlindjen në liri bashkë me familjen dhe me miqt, por ti ënde po mbahesh peng i padrejtësisë.

Padrejtësia t’ka rëndu shumë por një ditê do të dalesh kokën lartë.

Por, sot po me kujtohet edhe se si e patem kaluar ditelindjen tënde para 20 vitesh në kohë lufte në Abri…

Urime ditëlindja Sylë!