19:32 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Syzet 1,585 dollarëshe të Elita Rudit

Prezantuesja kosovare, Elita Rudi, përveç bukurisë që ia ka falur natyra kujdeset mjaftë mirë për pamjen, veshjet e aksesorët.

Normalisht, që të qenurit fytyrë publike kërkon një vëmendje të shtuar, freskim, modë e stil të veçantë për t’u dalluar nga të tjerët, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, Elita ka publikuar fotografi të syzeve, aksesorët verorë që nuk dalin kurrë nga moda, të firmës gucci me swarovski.

Ato kushtojnë hiq më pak se 1,585 dollarë, ndërsa janë të punuara në detaje dhe me gurë swarofski për rreth.

Nuk dihet nëse syzet janë dhuratë nga i fejuari reperi Gjiko apo investim personal i Elitës./Indeksonline/.