21:47 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

“Ta q* at familje”: Aktori i njohur shan shqip në serialin turk

Është me origjinë nga Shqipëria, por është bërë mjaft i famshëm në shtetin turk, ku dhe po korr sukses të madh përsa i përket aktrimit.

Bëhet fjalë për aktorin, Nik Xhelilaj, i cili po merr pjesë së fundmi në serialin “Nefes Nefese”, ku protagonist është aktori turk, Sukru Ozyildiz.

Mirëpo, aktori Nik Xhelilaj në episodin e pestë të serialit, përveç gjuhës turke përdor edhe atë shqipe.

Këtë fragment ai ka vendosur që t’a ndajë në Istagram me të gjithë ndjekësit e tij.

Bashkëngjitur, aktori shkruan:

“M’vrit mu ktu! Pa vdek unë at’goc nuk e merr ti!!!”

Ky serial është pritur mjaft mirë nga audienca në Turqi dhe është duke korrur një sukses të madh.

Më poshtë videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NIK XHELILAJ (@nik_xhelilaj) on