13:15 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Tahiri: AKR nuk ka arsye të largohet nga Qeveria

Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se AKR nuk ka arsye të largohet nga Qeveria.

Tahiri ka lavdëruar ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj duke thënë se nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës pasi që direktivat i ka marr nga  krerët e shtetit.Kjo që po ndodhë sipas Tahirit është lojë e dikujt.

Postimi i Tahirit:

Dikujt Ujerat e Trubellta po i’u konvenojnë në Qeveri dhe në Shtetin tonë” Qeveria e Kosovës, nuk mendoj se e largon AKR-në dhe nuk ka ndonjë arsye për tu larguar AKR-ja prej Qeverie.

Unë nuk mendojë dhe nuk besoj, se minsitri z.Flamur Sefaj, ka vepruar në kundershtim me ligjet e Kosovës dhe pa marrë direktivat nga kreret e Shtetit aty ku duhet marrur.

Flamur Sefaj, ka qenë aktivist në Zvicër sa here që i’u është dashur ndonjë e mirë KOSOVËS. Ai njeri ka qenë një njeri tepër i përkushtuar dhe njeri tepër i vëmendshëm sa i perket organizimit të Ministrise Punëve të Brendshme dhe Shtetit tonë.

Kjo që po ndodhë mbrenda një jave në Shtetin tonë, është një lojë e dikujt, por masa ( qytetarët) vonë e marrin vesh, në krahasim me akterët e politikës të cilet nuk po i’u bje në fije se kujt po i konvenojnë këto ujëra të trubëllta…!

Akr-ja dhe Behgjet Pacolli, ishin qelësi i formimit të Qeverisë Haradinaj, por sot dikujt mund pengoj, e kujt i pengon besoj se Behgjet Pacolli i njef para meje ata me të cilët i ka ndarë punet e ministrave dhe marrveshjet që kanë ndodhur me Koalicionin aktual!., Sigurisht se gjithnjë Behgjeti dhe AKR-ja i respektojne institucionet e Shtetit tonë. Unë jam me fat, që nuk kam marrur ndonjë ministri dikur kur mu ofronte vetëm mua, e për ta caktuar dikend Ministër, e pastaj me ia ndryshuar autoritetin, se pse lojerat politike qenkan shumë te renda. Labinot Tahiri- Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.