12:38 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Lista Serbe është kundër përfundimit të mandatit të EULEX-it

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka deklaruar se partneri i koalicionit që i ka ngrirë pozitat, Lista Serbe nuk po merr pjesë në seancën e sotme, pasi janë kundër përfundimit të mandatit të EULEX-it dhe gjyqtarëve.

Tahiri në seancën e jashtëzakonshme, ka thënë se duhet të caktohet struktura e panelit të dhomës së posaçme.

“Nuk po flasim sistemin gjyqësor në përgjithësi por po flasim për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku 7 gjyqtar të EULEXIT përfundojnë mandatin”.

Ai shtoi se nuk mundet me një nen të zëvendësohen gjyqtarët e EULEX-it sepse janë në dy panele.