23:34 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Ministrat e Listës Serbe po dalin në zyrë dhe po marrin paga

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka komentuar qëndrimin e Listës Serbe për t’u larguar nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se ministrat e kësaj liste po vazhdojnë të dalin në punë sikurse zakonisht.

“Lista Serbe do të jetë pjesë e institucioneve. Ata dalin në zyrë dhe marrin paga. Thjeshtë nuk po marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë”,theksoi Tahiri në TV Dukagjini.

Tutje Tahiri kritikoi edhe punën e Kuvendit për mungesën e ligjeve të miratuara.

Sipas tij, temat si Kodi Penal janë të domosdoshme të përfundojnë sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës.