12:52 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tahiri: Nëse nuk ua mundësojmë liberalizimin e vizave, qytetarët do na mallkojnë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleanca Kosova e Re, Labinot Tahiri ka thënë se Kosova ka mbetur peng i inateve politike e partiake.

Në këtë drejtim ai ka thënë se barrën e madhe e pësojnë qytetarët.

Deputeti Tahiti ka thënë se nëse nuk ua krijojmë mundësinë qytetarëve të që lëvizin lirshëm, atëherë ata do të na mallkojnë.

Ai ka kërkuar nga deputetët që të reflektojnë në këtë drejtim.

“Jam Deputet, je Deputet, të zgjedhen e më kanë zgjedhur për të drejtat e tyre, duhet të reflektojmë kolegë e vllazen e motra të Parlmanetit tonë të Kosovës!”, ka shkruar deputeti Tahiri në Facebook.

Më tej ai ka kërkuar që të sigurohen votat në Kuvend dhe të miratohet marrëveshja e Demarkacionit.

“Ne duhet ti bëjmë VOTAT, jo vetëm sa për Qeveri apo Pozita, por duhet ti bëjmë votat për të kaluar ‘Demarkacioni’, po normal i vetëm jo, të gjithë së bashku”, ka shkruar më tej ai.

Ky është postimi i tij:

KOSOVA PA VIZA

BURGU IM I TË RINJËVE?

-Se sa e fortë është Turqia dhe akoma nuk është e antarsuar në Evropë, imagjinoni sa afer jemi ne për ‘ Levizjen pa viza’, dhe nuk jemi në gjendje të bëjmë hapa deri të arrisim Lirine e levizjes pa viza!

-Ne kemi mbetur peng i inateve politike partiake, duke e parë që se cila ‘Qeveri’ që po formohet, nuk po mund ti mbaj 4 vite në pushtet! Ne në parlament, po mundohemi qe se cilen po e rrezojme ma përpara!

-Kush po e pëson barren më të madhe…..???? Ata dhe ato që na votuan për vite, QYTETARI JONË( SHQIPTARËT E KOSOVËS MË SËSHUMTI).

-Kjo vlen edhe për mua edhe për secilin Deputet, qoftë edhe me më shumē për Kryeministrin, të cilin sot e shoh aty ku deshironte zemra ime për vendin tim sepse kam besim në te!

-Çka du të them; nëse ne në një formē apo tjetër nuk e realizojmē Liberalizimin e vizave, qofte në pyetje Demarkacioni, apo jeta ime apo e secilit do Deputet në kuvend, dijeni mirë se neve do të na mallkojnë;

-Familjet e të perndjekurve historikisht të Kosovë që sakrifikuan për Lirine tonë!

-Do të na mallkojnë, Jetimat e Kosoves, të cilëve u’a mbyten baballaret e nanat e tyre!

-Do të na mallkojnë, femijët e veteranëve të Ushtris sonë të Uçk-s apo ciles do ushtri!

-Do të na mallkojnë Studentët që ju duhet me muaj të presin nëpër ambasada për viza për të studijuar jashte vendit!

-Do të na mallkojnë mjekët më të mirë, e po ashtu me seshumti këto raste me ‘LEOKIMI E ME (KANCER) ’femijë e të rritur, të cilëve, për veq që i shesin te gjitha gjerat që kanë ne familjet e tyre për tu shëruar, atyre u duhet të presin me muaj për një Vizë, pra taman ta marrin viz ata veq ndrrojnë jetë.

KËSHTU NUK SHKON MË.

Jam Deputet, je Deputet, të zgjedhen e më kanë zgjedhur për të drejtat e tyree, duhet të reflektojmë kolegë e vllazen e motra të Parlmanetit tonë të Kosovës!!

Mos harroni, “Listes Serbe”nuk u behet vonë për ne e për popullin tonë se a i kanë vizat apo jo, sepse ata kanë pasaporta rezervë, ndersa neve populli po na mallkon ditë dhe natë.

-A jemi tani deputet dhe ju qe jeni qe 20 vite gati rresht ne parlament, tani e keni mundesinë me i tregua popullit se ne jemi interesi juaj, e jo i partive apo i inateve personale politike.

-Unë do të marrē përgjegjesi mbi veten time për të arritiur deri në atë dite qoftë në pyetje edhe JETA IME.

Pra te gjitha mundesit me ‘Demarkacion’ e me te gjitha do i shikojmë te lobojmë vetem në të miren e popullit tonë.

Nje gjë u’a them të gjithëve: NANA AMERIK KURR NUK KA GABUA ME SHQIPTARËT DHE NUK GABON ME KOSOVËN.

Unë besoj në te, ajo me k’thej nanë e babë në Kosovën tonë.

Ne duhet ti bëjmë VOTAT, jo vetem sa për Qeveri apo Pozita, por duhet ti bëjmë votat për të kaluar ‘Demarkacioni’, po normal i vetem jo, te gjithë sebashku.

Fajin, gabimet, pergjegjesite dhe lirimin e këtij populli që të lëviz i lirshem drejtë Evropes, duhet t’a bejmë sebashku.

Nuk ka nevoj për merita se kush e tek, e rëndësishme KOSOVA DHE POPULLI TE JET I LIRË.

Labinot Tahiri- DEPUTETI- Ferizaj Kosove e Shqipërisë.