12:37 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Sot do të votojë për nënat që presin para Ambasadave në borë e në shi (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka bërë të ditur se sot do të votojë për nënat që presin para Ambasadave në  Borë e nëpër shi.

Tahiri ak thënë se ata që e quajnë tradhtarë duhet të zgjohen dhe të shpallin luftë para Malit të Zi, e mos të lënë pastaj kohë të votohet deri në ora 16:00, transmeton Indeksonline.

Tahiri gjithashtu ka thënë se shumica bëjnë skena mediale në Parlament vetëm për interesa të partisë.

Ky është postimi i plotë:

Sot, ose Esat Pasha ose Hero do të na quajnë disa nga pjesa e popullatës.

Nëse sot votohet nga dora ime, nuk do të thot qe jam trathtarë, por do të thot shpëtimtarë i mijërave nanave që presin para Ambasadave në Borë e nêpër shi.

E ju që na quani trathtarë, nëse veq po mendoni se po e trathtojmë vendin, zgjohuni dhe shpallni Luftë pra Malit të Zi, edhe mos na e leni kohën me votu ne në orën 16:00, por po vijmë me ju ta mbrojmë kufinin.

Unë jam i ri në politik, vetëm sa kam pa në parlament, shumica bëjnë skena mediale vetëmm për interesa të partisë.

Edhe unë kam fëmijë, në shtëpi i kam, mund ti kërcenoni edhe ata! Mirpo, derisa na kercnoni neve disa nga ata që mund të na kërcenojnë, të njejtën gjë bejani edhe Amerikes dhe Evropës.

Edhe nëse me quani nesër trathtarë, kam lënë vepra ku plot fëmijë më quajnë HEROOO.

Ditën e mirë.

Sakrificë për shpirtat e këtij atdheu!

LABINOT TAHIRI- DEPUTET ( SHËRBËTORË).

20 Mars 2018