14:35 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tahiri takon kryetarin e Vushtrrisë, diskutojnë për problemet e komunave

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka pritur sot në takim kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Në një postim në Facebook, Besnik Tahiri ka shkruar se takimi ishte i frytshëm, gjatë të cilit u diskutua për problemet që përballen komunat.

Më poshtë postimi i Tahirit:

Qeveria e Kosovës është duke intensifikuar punët për të mbështetur pushtetin lokal me qëllim të realizimit të projekteve zhvillimore.

Në kuadër të kësaj, në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore, sot mbajta një takim shumë të frytshëm me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri.

Me Xhafën diskutuam problemet kryesore me të cilat komunat ballafaqohen dhe i pamundëson realizimin e projekteve për zhvillim ekonomik lokal.

Gjatë muajve të fundit, Qeveria e Kosovës ka marr rreth 30 vendime të ndryshme që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik lokal, dhe do të vazhdojmë me një ritëm më të madh për të mbështetur komunat e ndryshme, pa dallim përkatësie politike apo të tjera.

Më vjen mirë që kryetarët e komunave në bashkëpunim me Qeverinë po ndërtojnë vizion të qartë për zhvillimin e komunave dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një të ardhme të sigurt dhe prosperuese. /Indeksonline/