22:07 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018

Takimet e Haradinajt në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar disa  takime në Londër, ku pikë kryesore diskutimi ishin ekonomia dhe zhvillimi i saj në Kosovë.

Ai fillimisht pati një intervistë në CNBC ku foli për synimet e Kosovës si shtet, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, Haradinaj ishte i ftuar edhe në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në mesin e të cilëve ishin pjesëmarrës edhe Edi Rama, Dushko Markoviq, Zoran Zaev, Angela Merkel, Johannes Hahn, Federica Mogherini, etj.

Haradinaj në këtë Samit ka folur për ekonominë, e më pas edhe për cështjet e sigurisë dhe migrimit, politikën e jashtme dhe çështjet e së kaluarës.

Kryeministri pati takim edhe me homologen e tij nga Mbretëria e Bashkuar, Theresa May, po ashtu ai takoi edhe kancelarin austriak, Sebastian Kurz. Temë diskutimi aty ishte liberalizimi i vizave dhe dialogu me Serbinë, shkruan Indeksonline.

Në takimin me kancelaren Angela Merkel, Haradinaj ka kërkuar nga ajo mbështetje për liberalizimin e vizave.

Qëndrimi i tij në Londër nuk kishte si të përfundonte pa e takuar Ambasadoren e Nderit të Kosovës, Rita Orën./Indeksonline/