20:30 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Takimi Haradinaj-Ahmeti merr notë pozitive

Gjatë ditës së sotme kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar Komunën e Prishtinës. Aty Haradinaj është pritur nga i pari i komunës, Shpend Ahmeti.

Vizita e tij ka ngjallur edhe reagimin e analistëve në vend, pasi që nuk është zhvilluar një praktike e tillë edhe në të kaluarën.

“Qasje e re e Qeverisë dhe kryeministrit Haradinaj karshi Komunës së Prishtinës. Nisja e një bashkëpunimi të domosdoshëm që ka munguar tash e gati 18 vjet”, ka shkruar Mushkolaj në llogarinë e tij në facebook. /Indeksonline/