08:27 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Takimi i Zuckerberg me Parlamentin Evropian do të transmetohet live

Një takim i Parlamentit Evropian me shefin e Facebook Mark Zuckerberg ditën e Marte do të transmetohet live bënë të ditur zyrtarë të lartë Evropian.

Zuckerberg kishte kërkuar që ky takim të mbahej me dyer të mbyllura. Presidenti i Parlamentit Antonjo Tajani përshëndeti përmes rrjetit social Twitter këtë vendim.

“Po presim me padurim takimin dhe jemi të gëzuar që do të transmetohet live,” u shpreh një zëdhënës i rrjetit social.

Zuckerberg del përballë Parlamentit Evropian për të mbrojtur kompaninë e tij të përfshirë në skandale të profilit të lartë si ai i Cambridge Analytica.

Ai do të takohet me Tajanin dhe liderët e partive të Parlamentit Evropian në Bruksel. Gjithashtu të Mërkuren ai do të vizitojë Presidentin Francez Emanuel Makron.