14:46 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Takohen Lladrovci e O’Connell, ja çka biseduan!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell me të cilin ka diskutuar për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta me ambasadën britanike.

Lladrovci ka njoftuar ambasadorin O’Connell, për Komunën e Drenasit, respektimin e Ligjit, përmbushjen e kuotës gjinore në organet vendimmarrëse të komunës, projektet të rëndësishme për të mirën e qytetarëve dhe mundësitë që ofron Komuna për zhvillimin e bizneseve.

Ambasadori O’Connell ka falënderuar Lladrovcin dhe ka uruar për marrjen e mandatit. Ai ka përgëzuar Lladrovcin për zbatimin e Ligjit, respektimin e kuotës gjinore dhe është zotuar do t’i shfrytëzoj mundësitë për bashkëpunim mes Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Komunës së Drenasit.

Ambasadori O’Connell dhe Lladrovci kanë vizituar edhe varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë ku pushon trupi i Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.