19:35 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

Taksisti shkelë 8 tifozë të Meksikës në Rusi [Foto]

Të paktën tetë tifozë janë plagosur në Moskë, pasi një taksi përplasi një turmë njerëzish në kryeqytetin e Rusisë gjatë zhvillimeve të Kupës së Botës.

Shoferi i cili kishte një patentë nga Kirgistani u mundua të largohej nga skena, por u kap nga policia, siç raportojnë edhe meduat vendase. Nga lajmet e para, mësohet se tifozët janë nga Meksika, dhe gjenden në qytet për ndeshjen hapëse ndaj Gjermanisë, që do luhet në Luzhniki Stadium.

Shërbimet emergjente u mblodhën menjëherë në zonë për të dhënë ndihmën e parë. Gjithashtu, policia ka publikuar edhe foton e patentës së shoferit të ndaluar nga Kirgistani.