16:38 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tani mund të dini se cilat aplikacione po ua harxhojnë baterinë në iPhone (Foto)

Përditësimi i ardhshëm i iOS 12 do të përfshijë një veçori të re të monitorimit të baterive që detajon cilat aplikacione po ua shkurtojnë jetëgjatësinë telefonëve.

Me veçorinë e re ju mund të shikoni statistikat grafike se cilat aplikacione kanë ndikuar në shuarjen e baterisë.

Në vend që thjesht të shihni një përqindje dhe sasi kohe në ekran, së shpejti do të jeni në gjendje të shikoni ata që shkaktuan harxhimin e baterisë./Indeksonline/