17:20 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tanja Fajon: Punë e mrekullueshme..urime miq të dashur!

Komisioni Evropian ka bërë të ditur sot rekomandimin pozitiv lidhur me përmbushjen e kritereve të Kosovës, për rrugën drejt liberalizimit të vizave në zonën Schengen.

Pas kësaj, raportuesja e liberalizimit të vizave për Kosovën, Tanja Fajon është shprehur mjaft e kënaqur.

 “Punë e mrekullueshme! Urime miq të dashur. Ne bëmë që sot, liberalizimi i vizave të  kthehet në agjendën e institucioneve të BE-së. Puna juaj e madhe dhe përpjekjet tanimë po njihen dhe vlerësohen”, ka shkruar Fajon në Twitter, transmeton Indeksonline.

Ndryshe Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avrampoulos ka thënë sot se do të nxisë Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian  të marrë vendim sa më të shpejtë për vizat./Indeksonline/