08:34 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tanjug: Vuçiq dhe Thaçi do të takohen sot për fazën finale të dialogut

Ndonëse nuk u raportua për një takim me mes dy homologëve, Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mediat serbe shkruajnë se ata do të takohen.

Takimi pritet të sjell marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, transmeton Indeksonline.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të takohet sot me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Bruksel për raundin e ri të bisedimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Takimi, në të cilin do të marrë pjesë përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini, do të fillojë në orën 9.00 të mëngjesit dhe të përfundojë “pasdite e hershme”.

Ndryshe, Thaçi dhe ekipi për dialog janë nisur dje në Bruksel./Indeksonline/