13:35 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Tanket serbe transportohen me tren nëpër Preshevë [Video]

Portali elektronik “Presheva.com” ka publikuar një video ku shihen disa tanke serbe që transprtohen me tren në një destinacion të pacaktuar.

Kohët e fundit Serbia dhe Kosova kanë thelluar tensionet pas retorikes ashpërsuese të Beogradit kundrejt shqiptarëve, por edhe arrestimit të politikanit serb në Mitrovicën veriore Marko Gjuriq nga autoritetet zyrtare kosovare.

Më herët i njejti portal ka publikuar disa pamje ku shihen disa aeroplanë serbë duke udhëtuar pranë kufirit me Kosovën.