14:10 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Tare: Këto skuadra kualifikohen në Ligën e Kampionëve

Igli Tare po kalon momente të mira si drejtor sportiv i skuadrës së Serie A, Lazio.

Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, në një televizion italian ka thënë se dëshiron që Napoli të fitoj titullin e Serie A, shkruan indeksonline.

Ai gjithashtu ka folur edhe për skuadrat që do të futën në Ligën e Kampionëve, ku gara është më e nxehtë se kurr, me Lazion, Roma, Interin dhe Milanin në garë për dy vende.

Uroj që titullin në Serinë A ta fitojë Napoli. Në Champions shkojnë Juventus, Napoli, Lazio dhe një prej Romës e Interit. A mund të futet Milani në garë? Shifrat thonë po”, ka thënë Tare.

Igli Tare ka zhvilluat 54 ndeshje për Lazion duke shënuar tri gola ndërsa për Shqipërinë ka luajtur 68 ndeshje duke shënuar dhjetë gola. /IndeksOnline/