11:18 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Tashmë dihet, këta janë tre kundërshtarët e Dritës në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Drita do ta përfaqësoj Kosovën në Ligën më të fortë në botë për klube.

Skuadra nga Gjilani do të luaj në rundin preliminar për të siguruar një vend në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve, shkruan indeksonline.

Me 12 qershor Kampionët e Kosovës do të mësojnë skuadrën e parë që do ta sfidojnë në garat evropiane.

Kundërshtarët e Dritës në këtë rund to të jenë njëra nga Lincoln Red (Gjibraltar), Santa Coloma (Andora) dhe La Fioritanga San Marino.

Katër skuadrat do të ndahen në dy ndeshje dhe fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të luajnë në finale dhe vetëm fituesi do të luaj në kualifikuese.

Drita në raste se nuk arrijnë të siguroj një vend në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, do kualifikohet direkt në rundin e dytë të Ligës së Evropës, që i bie të jetë me shumë skuadra të mëdha Evropiane. /IndeksOnline/