09:45 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Taylor Swift me të dashurin rrugëve të Londrës (Foto)

Ajo po mahnit fansat e saj me turin që po mban në turneun e saj të Reputacionit.

Por Taylor Swift duket se sukses po ka edhe në romancën e saj, teksa u pa në shoqërinë e të dashurit në restorantin Haëksmoor të Covent Garden në Londër të mërkurën në mbrëmje.

Këngëtarja e Bad Blood, 28 vjeç, e cila ka qenë në marrëdhënie me aktorin 27-vjeçar që nga maji i vitit të kaluar, shëtisnin nëpër rrugët e kryeqytetit britanik, transmeton Indeksonline.

Duke shfaqur shijen e saj të mrekullueshme të modës, këngëtarja kishte veshur një fustan të gjelbër smeraldi të zbukuruar me hollësi të madhe.

Këngëtarja shfaqi belin e saj të hollë me ndihmën e një rripi të trashë të zi, teksa kishte veshur një palë sandale elegant strappy./Indeksonline/