17:58 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tayna jep detaje për këngën e re

Një nga befasitë e kësaj vere ka qenë pikërisht debutimi i reperes kosovare, Tayna.

Ajo është një nga këngëtaret që arriti shumë shpejtë të bëhet pjesë e estradës, madje një nga emrat më të kërkuar në koncerte.


E talentuar dhe plot stil është artistja nga Prizreni, që deri më tani numëron tre këngë, e që të trija u bën hite, shkruan Indeksonline.

Por, ajo tashmë ka gati projektin e radhës, ku ditë më parë solli për ndjekësit e saj përmes një video edhe një pjesë të këngës.

 

View this post on Instagram

 

Emotional gangsta coming soon

A post shared by Tayna (@tayna) on

E së fundmi ajo përmes një instastory ka treguar dhe disa detaje për këtë projekt.