22:55 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Të burgosurit e “Grupit të Kumanovës” do të vëzhgohen me kamera të sigurisë

Autoritetet maqedonase kanë rregulluar 12 dhoma në Burgun e Idizovës në Shkup për të burgosurit e “Grupit të Kumanovës”.

Indeksonline ka mësuar se dhomat e reja do të jenë nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë.

Më parë është raportuar për keqtrajtim fizik të të burgosurve nga gardianët, ndërsa tani mundësia për një gjë të tillë do të jetë më e vogël.

Rikujtojmë se ende nuk ka asnjë lëvizje rreth idesë për nisjen e një hetimi ndërkombëtarë për rastin në fjalë.

Pjesëtarët e Grupit Kumanova u dënuan në nëntor të këtij viti, ku 7 nga anëtarët e grupit u dënuan me burg të përjetshëm dhe shumë të tjerë me disa vite burg./Indeksonline/