15:31 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Të dobësohesh sipas metodës skandinave, ku qëndron sekreti i dietës më të famshme të momentit

Dieta skandinave, njohur ndryshe si dieta e grushtit, është përcaktuar si “dieta më e lehtë në botë” për t’u ndjekur dhe më efektivja pasi falë saj mund të reduktosh kaloritë duke e numëruar çdo vakt me një grusht ushqime, proteina, karbohidrate, dhe dy grushte perime. Krijuesja e kësaj ideje, Suzy Wengel, 39 vjeç, nënë e pesë fëmijëve dhe CEO e një kompanie Biotech ka shpërndarë këtë metodë pas një lufte të gjatë të saj me peshën. E pabesueshme, por me dietën e saj ajo humbi në gjashtë muaj plot 60 kg dhe dieta u bë mjaft popullore në vendin e saj të lindjes, Danimarkë, ku shumë persona blenë librin e saj që tashmë do të përkthehet në tetë gjuhë të botës.

Para se të humbte peshë Suzy ndjehej gjithmonë e lodhur dhe vuante nga aritmia e zemrës dhe alergjitë. Por në shtatzëninë e dytë të saj ajo zbuloi se një balancim i thjeshtë i proteinave, perimeve dhe yndyrave është ajo që ju duhet për një jetë të shëndetshme dhe për të humbur peshë. Pasi u kualifikua si dietologe, ajo nisi të shkruajë gjithçka që mësoi, duke pasur një plan të thjeshtë të ndarjes së ushqimit me grusht dore.

“Thjesht përdorni pëllëmbën e duarve tuaja për të matur sasinë e ushqimit që duhet të hani në çdo vakt”, shpjegon ajo.

Si funksionon dieta?

Për shkak se përmasa e dorës është shpesh e lidhur me trupin dhe gjatësinë tonë, kjo do të punojë me një mesatare prej 1500 kalorish në ditë për femrat dhe pak më shumë për meshkujt, rreth 2 mijë kalori.

Nëse ushqimi përgatitet sipas parimeve të Scandi Sense, sasia do tu japë mundësinë të humbni një mesatare 400-800 gr në javë derisa të arrihet pesha e duhur. Çdo fakt duhet të përbëhet nga katër grushte ushqimi.

Grushti i parë dhe i dytë: Perime dhe sallatë

Kjo do të thotë karbohidrate nga perimet. Por mund të zgjidhni dhe të dy grushtat perime, megjithëse një do të ishte e mjaftueshme, thotë Suzy.

Grushti i tretë:Proteina

Mund të zgjidhni mish viçi, pule, peshku, vezë, djathë me pak yndyrë. Duhet të merrni proteina dy nga tre vaktet e ditës, dhe këshillon që proteinat e përpunuara, si sallami, proshuta etj., duhet të kufizohen. Nëse bëni shumë ushtrime, thotë Suzy, është mirë të keni proteina në të tre vaktet e ditës.

Grushti 4: Karbohidratet

Ato mund ti merrni në formën e bukës, drithërave të mëngjesit, makaronave, orizit, patateve dhe frutave. Kjo mund të zëvendësohet edhe me perime ekstra, nëse doni të shmangni bukën, makaronat apo orizin.

Gjatë kësaj diete rekomandohet të konsumohet 1-1.5 litra ujë në ditë. Kafja e zezë, çaji i zi, pijet soft dietike, dhe kungulli pa kalori mund të konsumohen sa herë që ju pëlqejnë. Përderisa asgjë nuk është e ndaluar në dietën Skandinave, ka disa ushqime që duan disi kufizime apo të kompensoni vakte të tjera. Dhe këtu bëhet fjalë për ëmbëlsirat, tortat, akulloret, patatet e skuqura, etj.